BarooTi dhe Explode lansojnë “The Best”BarooTi ka realizuar videon e tij të dytë që quhet “The Best”, në bashkëpunim me rap-grupin “Explode”.

Rap këngëtari nga Prishtina, BarooTi, në bashkëpunim me rap-grupin “Explode”, kanë lansuar në treg videoklipin e tyre më të ri, “The Best”.

Ky është videoklipi i dytë i BarooTi-it, pas atij që kishte realizuar në verë të këtij viti.
BarooTi ka premtuar edhe klipe të reja, duke thënë se ata kanë marrë pjesë edhe në disa koncerte nëpër Prishtinë dhe në vende të tjera.

BarooTi dhe Explode janë pjesë e rap-grupit The Bloody Alboz (TBA), për të cilët thuhet se janë në përgatitje të një albumi të ri, të cilin do ta lansojnë gjatë fundvitit. /Gazeta Express/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here