Barbara Berlusconi ka thënë se ajo bëhet shumë nervoz me sjelljet e babait të saj në jetën private.Kam respektin më të madh për babin, për sukseset e tij në botën e biznesit dhe të politikës, por moralisht e gjykoj jetën e tij private.

Skandalet seksuale më kanë krijuar një zemërim të madh.Nuk gjendet justifikim për to”, i ka thënë Barbara verzionit italian të Vanity Fair.

Barbarës, Silvio ia ka besuar udhëheqjen në të ardhmen me klubin e tij, AC Milan.Ajo është vajza e madhe, nga tre fëmijë sa ka Berlusconi, me gruan e dytë Veronica, me të cilën u nda pas serisë së skandaleve seksuale.

Së fundi një modele marokene pohoi se kryeministri italian e pagoi 1000 euro për një natë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here