Bar Rafaeli, mund ta falë edhe tradhtinëNjë deklaratë bombastike ka ardhur nga një supermodele e famshme. Bëhet fjalë për bukuroshen izraelite Bar Rafaeli, e cila ka deklaruar se edhe mund ta falë të dashurin e saj që e ka tradhtuar, por vetëm në raste të caktuara.

Edhe pse tradhtia në çift është shkaku më i madh i prishjes së martesave, fejesave dhe romancave, biondja seksi duket se nuk e ka një problem të tillë.

“Nuk e përkrahi tradhtinë, në të vërtetë e urrej atë. Por ka raste kur edhe do ta falja të dashurin tim. Njëra nga arsyet mund të jetë kur femra me të cilën më ka tradhtuar, vërtetë ishte tërheqëse dhe ka qenë e vështirë t’i rezistohet. Arsyeja tjetër mund të jetë nëse unë vërtetë nuk kam arritur t’i përmbush obligimet e mia ndaj tij në shtrat. Por tradhtitë tjera nuk i fali dhe nuk duhet të falen”, është shprehur Rafaeli.

Modelja e bukur, e cila ka qenë në romanca me meshkuj të famshëm, duke përfshirë edhe aktorin Leonardo DiCaprio, momentalisht është e vetme dhe është ankuar se meshkujt po frikohen që t’i kërkojnë takim, nga frika se mund t’i refuzoj.

Si duket meshkujt po ma kanë frikën se mund t’i refuzoj, por unë do t’i inkurajoja që ata ta provojnë këtë, sepse nuk kafshoj. Momentalisht jam e vetme dhe në kërkim të një të dashuri potencial”, është shprehur në fund ajo.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here