Bar Rafaeli është shpallur si femra më seksi e vitit 2012 nga revista për meshkuj ‘Maxim’ dhe modelja izraelite ka falenderuar të gjithë votuesit nëpërmjet profilit të saj në Twitter.

“Jam shumë e lumtur dhe e nderuar që jam numri 1 në renditjen e 100 femrave më seksi të ‘Maxim’. Faleminderit!”, shkroi 26-vjeçarja në rrjetin shoqëror, transmeton.

Për herë të parë revista i kërkoi lexuesve të vendosnin se kush do të ishte pjesë e listës. Në vend të dytë u rendit aktorja Olivia Munn, ndërsa në vend të tretë një aktore tjetër: Mila Kunis.

Katy Perry dhe Olivia Wilde plotësojnë pesëshen e parë të renditjes.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here