Ku u zhdukën të gjithë ata konkurrentë që kanë qenë pjesë të “Big Brother”?! Të zbulosh se si vazhdoi jeta e secilit prej tyre pas daljes nga reality është gati e pamundur.

Sipas llogarive tona në pesë edicione të këtij show janë bërë pjesëmarrës plot 107 konkurrentë. Përveçse konkurrentë të këtij reality, ata kanë një tjetër të përbashkët, të gjithë janë bërë njerëz të njohur.

Kjo është një nga ‘pasojat’ e paevitueshme që shkakton ky format më shumë se asnjë tjetër. Edhe nëse pjesa më e madhe e tyre nuk shfaqen në media për një kohë të gjatë, rrethi në të cilin ata jetojnë vazhdon t’i identifi kojnë me atë çfarë kanë parë nga ekrani. Kanë qenë të shumtë personazhet që me mënyrën se si janë prezantuar, kanë bërë të mendohet se emri i tyre do të përmendet gjatë, mirëpo me pak prej tyre ka ndodhur vërtetë.

Ne sot nuk do të fl asim për ata që janë pjesë e televizionit, as për ata që vazhdojnë të ngjallin kuriozitet e kanë fansa të shumtë. Sot do të përpiqemi të zbulojmë se cili ka qenë fati i atyre për të cilët nuk kemi dëgjuar më. Pjesa më e madhe i janë rikthyer jetës së mëparshme. Pasi kanë shijuar për disa muaj vëmendjen e publikut dhe atë të mediave, një pjesë e mirë janë larguar nga Tirana për të vazhduar jetën në qytetet përkatëse apo shtetet përkatëse.
Edicioni 1
Kur kujtojmë edicionin e parë na vjen menjëherë në mendje vajza bukuroshe me emrin Ilda. Disa e kujtojnë atë si Ilda që bëri sherrin me tasin e sallatës, por pjesa më e madhe edhe sot e identifikojnë si më të bukurën e pesë edicioneve të “Big Brother”. Me siguri mundësitë që vajzën nga shtëpia e famshme të largohej nga Shqipëria. Sot ajo jeton në New York dhe studion atje. Njëherësh Ilda punon edhe part-time në bankë. Ndoshta në Amerikë nuk është aq e njohur sa në vendlindje, por pajtohemi me zgjedhjen që ka bërë. Të bëhesh njeri i realizuar në një shtet të huaj e kaq të fuqishëm, nuk duhet të jetë e lehtë. Ne i urojmë suksese!

E mbani mend Polin, i cili krijoi një histori dashurie me një vajzë që quhej Ina. Ndër të parat lidhje në “Big Brother” që mbeti gjatë në kujtesën e shqiptarëve. Sot këta dy të rinj nuk janë më të lidhur bashkë. Jetojnë e punojnë në kryeqytet dhe pas daljes kanë ndërtuar jetën e tyre larg nga njeri-tjetrit. Pas disa përpjekjesh për t’u bërë pjesë e televizionit, Poli e ka realizuar pjesërisht qëllimin e tij. Ai punon në një agjenci publicitare. Ina është diplomuar në degën menaxhim-turizëm dhe punon në një agjenci sigurimesh.
E dimë që Najada, ose ndryshe Noçja nuk është pjesë e grupit të personazheve që janë harruar, kështu që besojmë se do të jeni kuriozë të dini se ç’bën ajo sot. Nga fotot që pamë në ‘Facebook’ zbuluam se Noçja është martuar, por jo me Olsin. Ky i fundit vazhdon të jetë beqar dhe muajt e fundit është transferuar në Holandë për të jetuar e punuar atje.

Edicioni 2
E vetmja vajzë nga Lazarati që ka marrë pjesë në “Big Brother” është Republika Kasmahu. Bikën e kujtojnë si një vajzë serioze që donte të bëhej police. Menjëherë pas mbarimit të aventurës së saj televizive ajo u rikthye në Lazarat. Provoi të bëhej pjesë e politikës duke kandiduar për kryetare komune të Lazaratit me Partinë Socialiste, por nuk arriti të fitonte. Thuhet se Bika sot është transferuar në Tiranë. Ajo po ndjek “Akademinë e Rendit” dhe më në fund po punon si inspektore policie.
Një prej konkurrentëve më të pëlqyer të edicionit të dytë ishte Dritan Shehaj, djali nga Gjirokastra. Edhe pse u eliminua shpejt, Tani arriti që të kishte pëlqimin e një pjese të madhe të publikut, dhe të gjithë e kujtojnë si djali i matur, i zgjuar, i edukuar. Dritani sot jeton në Tiranë. Është bërë baba i një djali, me bashkëshorten e tij Eva, dhe punon në ministri.
Lirita nga Prishtina, vajza e qeshur e shtëpisë mbahet mend si vajza e shkathët e plot humor. Lirita është kthyer në Prishtinë, vazhdon e lumtur lidhjen e dashurisë me Atdhetarin, dhe punon si gazetare në “Gazeta Express”.
Një tjetër kosovare bukuroshe e cila iu afrua finales së edicionit të dytë ishte Mimoza Krasniqi. Pasi jetoi rreth dy vjet në Prishtinë, Mimoza është vendosur në Tiranë bashkë me familjen e saj, po studion dhe vazhdon të jetë po aq e bukur.
Pavlin Polia nga veriu i Shqipërisë tërhoqi vëmendjen e publikut për historinë e tij të divorcit dhe pamundësinë për të parë fëmijët. Sot është martuar sërish, jeton në Theth dhe punon si guidë turistike në këtë zonë.

Edicioni 3
Një prej konkurrentëve më të pëlqyer të edicionit të tretë, të cilin shumë e shihnin edhe si fitues ishte Hakiu nga Kosova. U prezantua si një njeri i shkolluar, i qetë dhe me talentin për të shkruar. Pas mbarimit të lojës ai u rikthye në Prishtinë. Është pjesë e mediave të Kosovës dhe aktualisht punon në “Radio Blue Sky” dhe gjithashtu në RTK (Radio Televizioni i Kosovës).
Ashtu si Kika, një tjetër personazh që vazhdoi tërhoqi vëmendje ishte edhe Domenika Caushaj e cila u bë pjesë e lojës bashkë me të ëmën, Valentina. Diskutimet mbi Domin vazhduan edhe pas mbarimit të këtij edicioni pasi historia e dashurisë së saj me konkurrentin tjetër, sot këngëtari i njohur Seldi u shoqërua me një bum mediatik. Ajo zbuloi “marrëdhënien” e tij me këngëtarin Sinan Hoxha dhe për këtë arsye i dha fund lidhjes. Aktualisht Domi jeton në kryeqytetin e Italisë dhe punon si skenografe.
Klodian Çela u bë i njohur për homoseksualitetin e tij. Ai ishte i pari shqiptar që rrëfeu publikisht se ishte gay. Mbi Klodin u bënë shumë diskutime dhe u shkruan shumë artikuj. Historia e tij shkoi deri në Amerikë. Rastin e tij e përmendi edhe sekretaria amerikane e shtetit Hillary Clinton. Mirëpo buja e madhe e djalit nga Lezha mbaroi shpejt, dhe pasi punoi për disa muaj në “Top Albania Radio”, ai iu rikthye sërish jetës në Itali. Edhe sot Klodi vazhdon të punojë si menaxher clubesh në Desenzano del Garda, një zonë turistike e Brescias.

Edicioni 4
Ju kujtohet Klodiana Stojku, shoqja e ngushtë e Mirjetës? Për këtë mbahet mend Klodiana dhe prandaj bëri shumë përshtypje që nuk e pamë në fotot e dasmës së shoqes së ngushtë. Megjithatë mos u shqetësoni sepse shoqëria midis dy vajzave vazhdon. Arsyeja që Klodi mungoi në dasmë ishte sepse sot ajo nuk jeton më në Shqipëri. Mësohet se vajza nga Tirana është vendosur në Londër për studime.
Historia e tij preku publikun shqiptar. Vështirësitë e jetës së Ergys Bamçit, dhe varfëria në të cilën ai jetonte u bë temë diskutimi për shumë njerëz gjatë kohës që i ishte konkurrent i “Big Brother”. Kjo bëri që djali nga Shkodra të prekte dyshen finale pa mundur të fitonte. Mirëpo çuditërisht kjo histori u harrua shumë shpejt, për të qenë Ergysi pretendent i çmimit.

Ndoshta sepse edhe ai vetë u tërhoq. Pas daljes Ergysi bashkë me të tjerë banorë formuan një grup dhe udhëtuan nëpër qytetet të ndryshme të Shqipërisë, por siç duket edhe suksesi i këtij aktiviteti zgjati pak. Më pas ai u kthye në qytetin e Shkodrës dhe po jeton atje. I diplomuar në degën gazetari-komunikim Ergysi punon si producent spektaklesh në teatrin “Migjeni”.
Edicioni 5
Meqë ky është edicioni i fundit po lëmë të kalojë edhe pak kohë sepse emrat e personazheve të këtij viti janë akoma ‘të freskët’. Të paktën deri me fillimin e edicionit të gjashtë…

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here