Banesa në flakë, Stresi shpëton foshnjën 11-muajsheReperi Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi ndërmori një veprim të rrezikshëm duke u përpjekur të shpëtoj një fëmije, i cili kishte mbetur në katin e tretë të një ndërtese pasi që e kishte kapluar zjarri.

Ai ia doli me sukses kështu duke shpëtuar jetën e foshnjës 11 muajsh. Sipas dëshmitarëve, Stresi u fut nga kati i katërt në të tretin për ta shpëtuar.

Ngjarja ka ndodhur ne zonën e Medresesë në Tiranë.

Raportuesit informojnë se shkak i zjarrit ishte një shkëndijë elektrike në karikuesin e mini¬barit në apartamentin e fëmijës, i cili shkaktoi flakë por kryesisht shumë tym, duke u bërë një rrezik i vërtetë për asfiksimin e fëmijës. Dëshmitarët përshkruajnë se tymi dilte sikur të qe ndonjë oxhak fabrike.

Prindërit e fëmijës nuk ndodheshin në atë moment në apartament.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here