Kohët e fundit është përfolur mjaft se do të shkurorëzohen, por ‘pëllumbat e dashuruar’ me një shëtitje relaksuese kanë dëshmuar të kundërtën.

Antonio Banderas me Melanie Griffith kanë bërë pazar në Erewhon dhe me përkushtim i ka ndihmuar bashkëshortes së tij rreth bartjes së shportave.

Buzëqeshjet në fytyrat e tyre dhe pëshpëritjet kanë dëshmuar që thashethemet rreth ndarjes së tyre nuk janë të vërteta – Antonio dhe Melanie ende janë duke shijuar martesën e tyre që zgjat më shumë se 16-vjet. Aktorja 54-vjeçare, Melanie dhe Banderas tre vjet më i ri, u martuan në vitin 1996 dhe nga ky kurorëzim kanë vajzën, Stella del Carmen.

Kujtojmë, thashethemet rreth shkurorëzimit të tyre janë shfaqur në media pasi është shfaqur në publik një video në të cilin shihet Antonio Banderas duke vallëzuar me aktoren indiane, 35-vjeçaren Mallika Sherawat, e cila video është xhiruar në qershor të këtij vitit gjatë Festivalit të Filmit në Kanë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here