Bamir Topi, mes 11- liderëve thuajse aq të bukur sa ClooneyTIRANE – Gazeta amerikane San Antonio Express publikoi pak javë më parë një listë me liderët më të pashëm në botë, që sipas autores së shkrimit mund të ishin të përshtatshëm për rolet kryesore në filmat më të mirë të Hollywood-it.

Në artikullin e titulluar “11 liderët botërore, thuajse aq të bukur sa George Clooney” komentohet edhe presidenti shqiptar Bamir Topi, i cili cilësohet si mjaft i përshtatshëm për të luajtur rolin e Colin Firth në filmin “Fjalimi i Mbretit.

Mes 11 liderëve më fotozhenikë dhe të përshtatshëm për të luajtur rolet e aktorëve të mëdhenj renditen edhe presidenti serb Tadic, presidenti rus Medvedev, kryeministri francez Fillon etj.

Ja lista e liderëve dhe filmat e përshtatshëm për ta:

Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi: Roli i Colin Firth në filmin “The King’s Speech” .

Presidenti i Ekuadorit, Rafael Correa: Roli i Matthew McConaughey në filmin “Ghosts of Girlfriends Past”.

Presidenti rus, Dmitry Medvedev: Roli i Tom Cruise në filmin “Top Gun”.

Presidenti serb, Boris Tadic: Perfekt për rolin e James Bond.

Kancelari austriak, Werner Faymann: I përshtatshëm për të kënduar Thank Heaven.

Kryeministri finlandez, Jyrki Katainen: Roli i Johnny Depp në filmin “Cry-Baby”.

Kryeministri francez, Francois Fillon: Roli i Harrison Ford në filmin “Air Force One”.

Kryeministrja tajlandeze, Yingluck Shinawatra: Roli i Keira Knightley, në “The Pirates of the Caribbean trilogy”.

Kryeministri portugez, Pedro Passos Coelho: Personazh perfekt për serialin “Dirty Harry”.

Presidentja e Costa Rica’s, Laura Chinchilla: Roli i Jennifer Lopez në filmin “Enough”.

Mbreti i Bhutanit, Jigme Khesar Namgyel Wangchuk: Roli i Michael Cera në filmin “Nick Twist in Youth in Revolt”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here