Balerina shqiptare performon me Ricky MartinGjysmëfinalja e konkursit “Amici” ka qenë e veçantë për balerinën shqiptare Klaudia Pepa, e cila kaloi në finalen e spektaklit italian të drejtuar nga Maria de Filippi. Në mbrëmjen e djeshme, 30 maj, u kryen 20 performanca, 5 ndër të cilat nga Klaudia Pepa.

Në performancën e parë, ajo kërceu këngën “Anaconda” të Nicki Minaj, më pas kërceu për Massimo Ranierin këngën ‘O sole mio’.

Këngët e tjera për të cilat, balerina shqiptare vallëzoi ishin “Un ano de amor” të Luz Casal, “She bang” të Ricky Martin, me të cilin Klaudia gjithashtu performoi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here