Nëse në mesjetë mjaftonte që t’i hidhje një shikim provokues Mbretëreshës së Anglisë apo kushërirave të saj për të përfunduar në gijotinë, në kohët moderne mund t’i fusësh para në geta vajzave që do të kenë gjak mbretëror.

E përditshmja britanike, “Daily Mail”, publikoi sot një artikull që prezantonte kushërirën e Princeshës së ardhshme të Britanisë, Kate Middleton.

20-vjeçare, Katrina Darling është një kërcimtare kabaresh, e cila për të treguar atdhedashurinë e saj, ka pozuar edhe në fotografi vetëm me të mbathura me flamurin e Britanisë së Madhe.

Sipas “Daily’-t, britanikët duhet të fillojnë të mësojmë me të vërtetë mirë fjalët e himnit të tyre kombëtar, “Zoti e shpëtoftë Mbretëreshën”./tch/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here