Bota e kinemase eshte alarmuar pas shtrimit ne spital te aktorit Alec Baldwin, i cili bashke me Steve Martin do prezantoje ne 7 mars ne Los Angeles, ceremonine e shperndarjes se cmimeve Oscar.

Ai eshte shtruar me urgjence ne nje spital te New York ku po mbahet nen vezhgim te rrepte nga mjeket. Sipas gazetes “New York Post”, mund te behet fjale per nje overdoze apo sasi te madhe alkooli qe aktori mund te kete konsumuar, por miqte dhe te afermit shprehen se ai nuk u ndie mire pasi piu disa ilace per gjume.

Por zedhenesi i aktorit, Matthew Hiltzik, shprehet se Baldwin ka dale nga spitali pasi ai nuk ka kaluar asnje problem shendetesor.

Ishte vajza 14 vjecare Ireland qe thirri ambulancen pak pas mesnate, por gjithcka ka qene nje keqekuptim pas nje sherri ne familje mes tij dhe te bijes, ku Baldwin ka kercenuar vajzen se do pinte ilace dhe ajo ka njoftuar urgjencen ne telefon.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here