Mary J. BligeSuperylli i muzikës R&B, Mary J. Blige, dëshiron të shmanget paksa nga zhanri i saj muzikor dhe të incizojë një album të muzikës xhaz, ndërsa planifikon ta ftojë Anita Bakerin në këtë projekt.

Këngëtarja e hitit “Family Affair” ka bashkëpunuar me një numër të madh artistësh, duke filluar nga reperi Jay-Z, këngëtari i muzikës pop George Michael, dhe rokerët “U2”, Sting dhe Rod Stewart.

Ndërsa tani, ajo dëshiron një tingull edhe më klasik për albumin e saj të radhës ku planifikon të bashkëpunojë me Baker.

“Ende nuk e kam pasur rastin të bashkëpunoj me Anita Bakerin. Prandaj kur ta incizoj albumin tim xhaz- Anita po vi pas teje.

Nuk e kam idenë se kur do ta bëj albumin xhaz, por nuk duhet të vonohet shumë.Nuk do të vonohet shumë”, ka thënë Blige për Associated Press. /Telegrafi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here