Filmat e Harry Potter do të marrin një çmim britanik për kontributin në kinema këtë vit nga “Bafta Awards”, kanë njoftuar organizatorët.

Autorja e Potter, JK Rowling, dhe producenti, David Heyman, do të marrin çmimin.

Filmi ka “nxjerrë në pah ekspertizën brenda industrive teknike britanike”, ka njoftuar Bafta, transmeton BBC.
“Bafta Film Awards 2011”  do të mbahet në Londër më 13 shkurt.

Duke filluar nga viti 2001, shtatë filmat e Harry Potter kanë arkëtuar mbi 5.4 miliardë dollarë në gjithë botën.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here