“Bad Blood” e Taylor Swiftit vendos rekord shikueshmërieKënga e fundit e këngëtares së famshme Taylor Swift, “Bad Blood”, ka marrë 20.1 milionë shikime për 24 orë, duke thyer rekordin e Vevo-s.

Shërbimi i videove Vevo në një deklaratë ka theksuar se klipet e Swiftit, duke përfshirë “You Belong With Me”, “Shake it Off” dhe “Mean”, aktualisht kanë marrë në total 5 miliardë shikime.

Këngëtarja Nicki Minaj deri tani ka mbajtur titullin për hitin e saj “Anaconda” me 19.6 milionë shikime, transmeton Koha.net.
Swift këtë gëzim të madh vendosi që ta ndajë me fansat e saj duke shkruar në llogarinë e saj në Twitter, dhe duke dërguar falënderime të veçanta për ata të cilët janë pjesë e këngës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here