Telegrafi.com mëson se sot në orën e hershme të mëngjesit anëtarët e labelit “BABA STARS” kanë rrahur reperin nga Shqipëria, Noizy, dhe një anëtar tjetër të grupit OTR.

E gjithë ngjarja ka ndodhur sot në orët e hershme të mëngjesit në aeroportin e Zurich-ut.

Sipas burimeve, Noizy ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe tashmë gjendet në përkujdesjen e mjekëve.

Ndërsa anëtarët e labelit “BABASTARS”, janë shoqëruar në stacionin policor të kantonit.

Dihet se rivaliteti i këtyre dy grupeve ekziston që disa vite. /TelegrafI/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here