BSLabeli ‘’BabaStars’’ ka filluar sezonën verore me shumë projekte të reja.
Pas publikimit të këngës ‘’Po t’shoh përmas” nga Tingulli 3nt dhe ‘’Fenix”, bashkëpunim mes Cozman e Tunës, janë paralajmëruar edhe disa këngë e videoklipe të reja.

Gjatë orëve të ardhshme pritet publikimi i këngës së re nga grupi TDS, ndërsa gjatë kësaj fundjave rikthehet Skivi Skillz me videoklipin e këngës ‘’E di që mu m’don”.

“BabaStars’’ kanë bërë të ditur se po punojnë në realizimin e videoklipit të ri ‘’Na jena bossa”, që pritet të publikohet Brenda pak javësh.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here