Babai i aktores së njohur Lindsay Lohan ka shprehur shqetësimin për të bijën e cila, sipas tij, është në rrezik për jetën.

Michael Lohan ka theksuar se kanë qenë pikërisht miqësitë e Lindsay, të cilat kanë influencuar negativisht tek aktorja.Për shkak të nxitjes nga ata, Lindsay ka nisur përdorimin e drogës, prej së cilës është duke shkuar drejt vdekjes.

“Lindsay ka nevojë për ndihmë pasi ka rreth saj njerëz të gabuar. Nuk mund të vazhdohet kështu, situata duhet të ndryshojë. Nuk kam ndërmend të shoh vajzën time teksa vdes. Unë do të vazhdoj të ushtroj presion tek ajo, ashtu siç kam bërë deri tani, deri në çastin kur Lindsay do të kërkojë ndihmë.

Ka nevojë për mjekime dhe ka nevojë për to tani,” është shprehur babai i aktores.

Prej disa kohësh Lohan ka pasur mjaft probleme me drejtësinë për shkak të përdorimit të alkoolit dhe substancave narkotike të ndryshme.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here