Pas largimit të Drin Zatriqit nga posti i menaxherit të labelit “Baba Stars”, përmes një konference për media është njoftuar se tashmë këtë grup do ta menaxhojnë dy persona të ri.

Bëhet fjalë për Petrit Kllokoqin dhe Dekor Sahitin të cilët njihen si menaxher të disa nga klubet më të njohura të natës në Prishtinë.

Dekori dhe Petriti, premtuan se do të punojnë me këtë label por as ata dhe as lideri i grupit, Getoar Selimi nuk deshën të shpalosnin diçka më shumë rreth projekteve të reja.

Selimi gjithashtu hodhi poshtë tashethemet se Drini ishte larguar nga menaxhmenti i Baba Stars, si pasojë e ndonjë mosmarrveshje, por tha se ky vendim ka ardhë me vetdëshirën e tij.

“Mund ta pyesni vet Drinin, nëse do të jetë apo jo ende pjesë e Babastars. Dera është e hapur gjithmonë, pasi që ne nuk kemi pas ndonjë mos mosmarrveshje”, tha Selimi por shtoi se gjithashtu labeli ka nevojë për një menaxherë me më shumë përkushtim dhe që sjellë risi.

Ndonëse ftesa për konferencë u ka shkuar po thuajse të gjitha medieve, të pranishëm në të nuk ishte askush nga RTV 21. Arsye për këtë mund të jetë largimi i Ledri Vudrës i cili dihet se është shumë i lidhur me këtë medium pasi që aty punojnë prindërit e tij.

Por, kjo gjë u tha se nuk paraqet ndonjë problem për manexherët e ri.

“Ne mendojmë se ka persona të fort në këtë grup dhe largimi i njërit nuk mund të ndikoj edhe aq shumë”, tha Petriti.

Gjithashtu ata nuk përjashtuan mundësinë që në këtë grup të ketë edhe artistë të ri dhe bashkëpunime me artistë të njohur, por thanë se përgjithçka do të informohemi përmes konferencave të cilat nga sot do të jetë mënyra se si ata do tu drejtohen medieve.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here