Ka kaluar një kohë e gjatë, prej tre vjetësh që nuk kam nxjerrë ndonjë krijim të ri, por nuk do të thotë se jam shkëputur tërësisht nga muzika,” ka deklaruar rokeri kosovar Bajram Bylykbashi (B.B. Poqi) për të përditshmen Infopress.

“Jam duke punuar, por ngadalë që të gjej një kontinuitet të muzikës sime karakteristike, duke u përcaktuar ne temat aktuale dhe origjinale. Kjo do të thotë se kur të incizoj diçka të jetë me kualitet të lartë dhe me jetëgjatësi”, ka theksuar B.B. Poqi.

Pas ndërprerjes së studimeve të mjekësisë, B.B. Poqi ka thënë se ai është regjistruar në kolegjin KSMI për të studiuar drejtimin e menaxhmentit ndërkombëtar.

“Jam shumë i kënaqur dhe shpresoj që pas disa vjetësh të mundohem të bëhem një ekonomist i mirë. Gjithashtu, punoj për një organizatë të huaj si asistent i logjistikës,” ka përfunduar B.B. Poqi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here