Frontmeni i “Guns N’ Roses”, Axl Rose, ishte aq i nevrikosur me një fans të padisiplinuar në koncertin e grupit të tij në Kanada, saqë kërkoi nga sigurimi që ta nxirrnin jashtë.

Rokerët ishin duke performuar në Pacific Coliseum në Vancouver kur këngëtari filloi t’i bërtiste dhe ta shante fansin në fjalë.

Derisa sigurimi po e largonte atë nga koncerti, Rose iu drejtua publikut: “Ky është personi i parë që e kam larguar pas 100 koncertesh… sikur në kohët e vjetra”.

Bendi vazhdoi menjëherë me këngët tjera, ndërsa nuk dihet se çfarë kishte bërë fansi të cilin Rose e largoi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here