Në moshën e “Twitter”, ka shumë pak nevojë për deklarata zyrtare kur personazhet e famshme kanë diçka për të thënë.

Një ditë pasi në shtyp qarkulluan zërat për ndarjen e këngëtares Avril Lavigne, nga i dashuri i saj Brody Jenner, kanadezja përdori profilin e saj në rrjetin social për të përgënjeshtruar lajmin.

Dy revista raportuan të enjten se 27-vjeçarja dhe partneri i saj një vit më i madh kishin vendosur t’i jepnin fund marrëdhënies së tyre 2-vjeçare.

Reagimi erdhi disa orë më pas në “Twitter”, Jenner shkroi: “Më vjen me të vërtetë keq që lëxoj të gjithë këto falsitete. Avril ka qenë gjithmonë atje për mua dhe është njeriu më i dashur në zemrën time. E dua”.

Lavigne u përgjigj: “Të dua gjithashtu”. Kështu, nëpërmjet një statusi të thjeshtë në “Twitter”, dyshja duket se arkivoi zërat dashakeqe të ndarjes së tyre.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here