Këngëtarja Adelina Tahiri, ashtu siç kishte paralajmëruar, gjatë fundjavës ka publikuar videoklipin e saj të ri, për këngën me titull “Kujtim”.

Kënga është realizuar në bashkëpunim Elgit Dodën, i cili edhe ka punuar muzikën, ndërsa videoklipi është realizuar nga Tomato Production.

Në këtë videoklip që prezentohet si ”aventurë verore”, Adelina shfaqet e freskët dhe plot energji, me veshje shumëngjyrëshe.

Adelina i është përkushtuar shumë pasionit të saj, muzikës, dhe këto ditë për të janë me shumë angazhime.
Vetëm pak javë më parë ajo publikoi duetin me Fiton Jusaj, këngën me titull “Trilionere”, ndërsa agjenda e saj është e stërmbushur me koncerte në qytete të ndryshme shqiptare.
Këtë fundjavë, Adelina ka qëndruar në Kosovë, ku ka performuar rradhazi në Malishevë, Ferizaj dhe Vushtri./

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here