almeda-abaziNë vitin 2008, pasi fitoi spektaklin e bukurisë “Miss Globe”, Almeda Abazi ishte  në pritje të ofertave në Shqipëri, por pasi e pa që në adresë të saj nuk kishte  asnjë gjë konkrete, bukuroshja shqiptare kishte vendosur që së bashku me të ëmën  dhe motrën të zhvendoseshin për të jetuar në Stamboll të Turqisë. 21-vjeçarja,  pasi diplomohet në shkollën e lartë të Stambollit, regjistron studimet në  universitetin për të huaj, “Sakaray”.

Vetëm pas gjashtë muajsh, 21-vjeçarja  dorëzon kërkesën e saj për të fituar shtetësinë turke, pasi tashmë kishte  krijuar imazhin e të bukurës në Sakaray. Kërkesa e dërguar në zyrën e  guvernatorit të Sakaray-t që si referencë ka pasur një dokument të dorëzuar nga  Ministria e Kulturës për aktivitete që Almeda ka kryer në shtetin turk, siç  raportojnë mediat turke, nuk është pranuar nga guvernatori i zonës. “Zyra e  guvernatorit, më datë 7 dhjetor të vitit 2012, në përputhje me kërkesën e  dorëzuar nga ana e personit Almeda Abazi, së bashku me referencën e Ministrisë  së kulturës për kontributin e dhënë në sferën kulturore, duket si e  papërshtatshme bazuar në nenin 12 të ligjit për shtetësi turke nr. 5901, duke  kërkuar nga Ministria e Brendshme në mënyrë të jashtëzakonshme ta shqyrtojë  propozimin për shtetësi”, thuhet në letrën dërguar mediave nga zyra e  guvernatorit të provincës së Sakaray-t.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here