Cheryl Cole ka vendosur që të flasë rreth jetës me ish-burrin e saj, futbollistin e Chelseat, Ashley Cole, i cili e kishte tradhtuar. Ndërsa këtë do ta bëjë në një autobiografi.

Tabloidi The Sun raporton se këngëtarja britanike do të fitojë një shumë të madhe parash për botimin e memoareve të saj rreth jetës bashkëshortore, prandaj priten edhe detaje ‘eksplozive’.

“Ka nënshkruar një marrëveshje mjaft joshëse, prandaj besoj se detajet interesante nuk do t’i mbajë për vete. Ashley duhet të jetë i shqetësuar”, ka thënë një burim i afërt me këngëtaren.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here