Gardëroba e saj kushton mijëra dollarë, blogu i saj ‘fashion’ është i klikuar nga mijëra fansa në ditë, reputacioni i saj prej ‘fashioniste’ është më i madh jashtë kufijve të Shqipërisë sesa brenda saj.

Quhet Aureta Thomollari dhe aktualisht është një ndër ikonat e modës shqiptare që po çmend botën.

Së fundmi, gardëroba e saj ka tërhequr vëmendjen edhe të disa revistave të huaja të modës, si “Elle” botimi indian dhe disa revista të tjera mode në Belgjikë dhe Holandë. Fotot e saj të mëposhtme i përkasin një artikulli mbi stilin dhe veshjet e saj, i cili është botuar në botimin Indian të “Elle-s”. (Bluetooth)

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here