Këngëtarja vlonjate Aurela Gaçe ka prezantuar mbrëmjen e së enjetes për herë të dytë këngën “Feel the pasion” në skenën e “Düsseldorf Arena”.

E veshur me një fustan rozë më formën e shqiponjës, (stiluar nga Mirela Nurce) simbol në flamurin shqiptar, skena gjermane jehoi nga zëri i Aurelës, zë që u vlerësua shumë nga mediat gjermane, të cilat nuk ngurruan që pas performancës ta marrin në intervista ku është pyetur gjatë për veshjen, kërcimin gati rock në skenë.

Edhe pse u fol gjatë në media se do të kishte ndryshime të mëdha, Këngëtarja i ka sfiduar këto lajme duke ruajtur look-un e saj të kohëve të fundit, flokët në ngjyrë të kuqe.

Ndërkohë që edhe para debutimit të saj zyrtar në “Eurovision Song Contest 2011”, Aurela Gaçe do të sjellë po të njëjtin fustan ngjyrë rozë që veshi mbrëmë me disa detaje plus. Në performancën me këngën “Feel the pasion” shqiptarja shoqërohet nga tre backvokalistë, të sugjeruar nga këngëtarja tjetër e njohur shqiptare, Eda Zari që jeton aktualisht në Düsseldorf .

Gjithashtu në skenë këngëtarja do të shoqerohet me kitarë nga i mirënjohuri Bledar Sejko kurse në bateri do të jetë Emiljano Dhimo. (d.b/BalkanWeb)

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here