Përfaqësuesja e sivjetshme e Shqipërisë në Eurosong, Aurela Gaçe do të udhëtojë në Los Anxhelos për të regjistruar versionin e ri të këngës së saj “Kënga ime”.

Sipas Esctoday.com, webi i Eurosong, Aurela ka vendosur që t\’i lërë të presin projektet e tjera muzikore të saj dhe në muajt në vazhdim ajo do të merret vetëm me përgatitjet për Eurovision Song Contest.

Esctoday.com ka pasur mundësinë të flasë me Aurela Gaçen pak përpara se ajo të nisej për në Los Anxhelos.

Pyetjes se si po shkojnë përgatitjet për në Eurovision, ajo i është përgjigjur: \”Ne kemi punuar shumë dhe çdo gjë ka shkuar mirë deri tani. Unë dhe ekipi im po shkojmë në Los Anxhelos ku do të punojmë për versionin e ri të këngës ‘Kënga ime’.

Do ta regjistrojmë në Los Angeles në një studio muzikore mjaft të njohur versionin e ri të këngës me të cilën do të prezantohem në Eurovision\”. Sipas Gaçes, projektet e tjera artistike të saj do të shtyhen për më vonë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here