Aurela Gaçe, e cila do të përfaqësojë Shqipërinë në edicionin e 56-të ‘Eurovision-it’, raportohet se ka krijuar një lidhje të re dashurie.

Nuk dihet nëse ka diçka të vërtetë, por mediat në Shqipëri shkruajnë se këngëtarja ka krijuar një lidhje shumë të afërt me menaxherin e saj.

“Ata janë parë gjithnjë e më shumë në shoqërinë e njëri-tjetrit në Tiranë, sidomos këto ditë pas përfundimit të xhirimeve të klipit ‘Feel the pasion’”, shkruajnë në mediat shqiptare.

Ai quhet Skerdi dhe tashmë ka marr përsipër edhe menaxhimin e Aurelës për t’u përfaqësuar në ‘Eurovizion’ si fillim, por edhe për koncertet e saj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here