E ka ndezur mbrëmë skenën e ngritur në qendër të Sofjes, këngëtarja e madhe shqiptare, Aurela Gaçe. Duket se në fakt ky ka qenë viti i saj…

Pas përfaqësimit dinjitoz në ‘Eurovizion’, Balkanika Music Awards” ka qenë ndalesa e saj e radhës, ku me energjinë që gjithmonë e shoqëron, ka ngritur peshë gjithë publikun e mbledhur në qendër të Bullgarisë.

Ndonëse tanimë një fëmijë po rritet në barkun e saj, Aurela nuk ndenji një moment pa kërcyer… Por, ndryshe nga ç\’ishte paralajmëruar, ka munguar në skenën e çmimeve ballkanike, Dr.Flori. Si pasojë e kësaj mungese, Aurela është ngjitur në skenë përkrah romit Marsel, i cili ka krijuar gjithashtu një situatë mjaft të këndshme me zërin e tij.

Dr.Flori, përveçse këndonte në këngë, ishte njëkohësisht edhe tekstshkrues i saj në bashkëpunim me Gaçen. Në ndryshim nga performanca në \”Eurovizion\” (flokët e kuqe), këngëtarja Aurela Gaçe u shfaq në skenën e Festivalit Ballkanik me flokët e verdha, ashtu siç ka dalë edhe në klipin e këngës \”Origjinale\”.

Veç kësaj, në dukjen e këngëtares u vu re barku i saj disi i shëndoshë, që shpjegohet fare mirë me shtatzëninë e këngëtares. Look-u i Gaçes të sillte në mendje performancat e yllit të muzikës botërore, Lady Gaga. (G.SH)

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here