Aurela Hoxha shkëlqen në Milano Mbrëmja e së shtunës ka qenë një nga eventet më të rëndësishme për modelen shqiptare Aurela Hoxha.Në Milano, qyteti në të cilin Aurela është e ftuar në pothuaj çdo event kulturor, më 26 shtator është organizuar për të shtatin vit radhazi mbrëmja gala amfAR.

Modelja shqiptare ka shkëlqyer me një fustan të kuq të gjatë, dizajnin e të cilit e ka krijuar vetë, ndërsa për make up-in, tashmë kujdeset marka me të cilën ajo ka filluar kontratën, Dolce & Gabbana.

Siç shihet edhe nga këto foto, Aurela ka qenë një ndër shumë mysafirët e kësaj mbrëmjeje bamirësie, e cila, kuptohet, shifrat i ka mjaft të larta. Menjëherë pas Javës së Modës, Milan Fashion Week, në të cilën kanë qenë të ftuar emra të njohur të botës së modës, edhe mbrëmja amfAR në Milano, si të gjithë botën, ka tërhequr një gamë të gjerë mysafirësh, duke përfshirë personazhe të famshëm, personalitete nga fusha e modës, muzikës, biznesit, artit, si dhe nga shoqëria ndërkombëtare.

Të gjithë për një qëllim të vetëm: t’u vijnë në ndihmë të sëmurëve me AIDS. Të ftuar në eventin e mbrëmshëm kanë qenë emra të njohur nga shtëpitë e modës në të gjithë botën. Deri më sot, amfAR Milano ka arritur të mbledhë më shumë se 7 milion dollarë në emër të fondacionit për t’u ardhur në ndihmë të sëmurëve me AIDS.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here