Prezantuesja e “Albania Next Top Model” është personazhi më i kritikuar shqiptar. Sipas një sondazhi të kryer në ‘Facebook’ nga Paparazzi Albania, ishmodelja ka rezultuar si personazhi më i kritikuar.

Kritikat mbi të gjitha kanë të bëjnë me pamjen e saj të jashtme. Thuhet se Hoxha është ndër personazhet shqiptare, e cila i është nënshtruar disa operacioneve plastike për përmirësimin e pamjes së jashtme.

Megjithatë, vetë prezantuesja ka mohuar të ketë kryer ndërhyrje të tjera estetike, përveç asaj që ka bërë kohë më parë për fryrjen e buzëve.

Deklaratat e saj jo vetëm që nuk kanë bindur votuesit, por duket se kanë nxitur zemërimin e atyre që kanë komentuar me kritika të ashpra pamjen e saj të jashtme, që në vend t’i sillte më shumë popullaritet, e ka renditur në sondazh si personazhin më të kritikuar shqiptar./Bluetooth/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here