Aurela Gaçe publikon këngën me Dr. Florin“Në kujtim të shpirtit të lirë, artistit të rrallë e unik. Dr. Flori gjithmonë me ne”, janë këto fjalët që këngëtarja, Aurela Gaçe përcjell në kujtim të Dr. Florit.

Kënga e tyre mban titullin “Baba në k’të skenë”, e cila ishte menduar të relizohej prej dy artistëve kohë më parë. Lidhur me këngën Gaçe është shprehur se klipi është i thjeshtë, ashtu siç Dr. Flori mund ta kërkonte.

Kjo këngë do t’i krijojë sërish mundësinë të gjithë fansave që ta kenë pranë Dr. Florin.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here