Aurela Gaçe, e cila këto ditë lëshon në treg klipin e këngës “Feel the passion”, me të cilin do të përfaqësojë Shqipërinë në skenën e festivalit “Eurosong”, është renditur ndër 10 më të preferuarat e kësaj gare.

Sipas sajtit “Esctoday”, ajo bën pjesë në grupin e këngëtarëve më të pëlqyer. Aurela ka punuar për realizimin e këngës në një nga studiot më prestigjioze në Los Angeles, në të cilën kanë punuar këngëtarë të njohur si Ray Charles, Lady Gaga etj.

“Unë këndoj me zemër dhe lidhem me audiencën. Unë kam shumë dashuri dhe ata e ndiejnë këtë. Askush s’mund të mashtrojë audiencën”, ka thënë ajo.

E pyetur në lidhje me pritshmëritë që ka për renditjen e saj në “Eurosong” – nëse do të arrijë më shumë se këngëtarët e tjerë që kanë përfaqësuar Shqipërinë, Gaçe është shprehur: “Artistët janë shpesh nën presion, por sigurisht unë shpresoj për të dalë sa më mirë, por kurrë nuk i dihet. Unë ndihem e bekuar dhe e nderuar që do të përfaqësoj vendin tim”.

Pas Vaçe Zelës, Gaçe shënon këngëtaren e dytë me më shumë trofe nga Festivali i Këngës në RTSH.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here