Këngëtarja Aurela Gaçe, e cila së fundmi ka publikuar albumin e saj më të ri, të gjashtin me rradhë, të titulluar ”Paraprakisht”, ka paralajmëruar një projekt tjetër muzikor.

Bëhet fjalë për këngën me titull “Ja ke nge”, një tjetër këngë e hareshme nga Aurela, me energji dhe nuanca të muzikës së jugut, që do të shfaqet së shpejti në ekranet televizive.

Kënga është shkruar nga Rozana Radi ndërsa kompozimi i është besuar kompozitorit të njohur, Adrian Hila.

Gaçe ka promovuar pak javëj më parë albumin e saj “Paraprakisht”, ku ka mjaft krijime të reja si dhe hite të këngëtares gjatë këtyre dy viteve të fundit.
Janë gjithsejt 11 këngë, ndërsa bashkëpunimet janë të shumta.Ajo rikthehet pas 11 vitesh me Adrian Hilën, ndërsa Dr. Flori zë një vend të rëndësishëm në album, qoftë si kompozitor apo autor tekstesh.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here