Klipi i këngës “Feel the pasion” (“Kënga ime” në shqip), është lancuar mbreme për publikun ne TVSH. Ashtu si asnjëherë më parë, një shqiponjë thuajse e gdhendur në trupin e këngëtares Aurela Gaçe, (realizuar mjeshtërisht nga stilistja e mirënjohur Mirela Nurçe), është imazhi më i goditur në klipin e këngës “Feel the passion”, që do të na përfaqësojë në Eurovizion.

Shtoji kësaj edhe xhirime në vendet më të bukura të Shqipërisë, nga regjisori Albert Malltezi, apo filmime nga qielli dhe parashuta e Alket Islamit me dedikimin “Tifozat-kuq e zi” janë kartëvizita më e mirë e Shqipërisë në këtë konkurrim të radhës, mes europianëve në Dusseldorf të Gjermanisë.

Refreni i këngës “Feel the pasion”
Feel my heart/ feel the ëords beat low
I sing my song and the echo flows
And wherever I go/ I just ëant you to know
You’re the blood in my veins
…and the love in my soul

Aurela Gace ka dhene nje Interviste per gazeten MAPO per kengen e re qe do na perfaqesoje ne Eurovizion.

Aurela, tashmë ka përfunduar klipi i këngës “Feel the passion”, kur do të shfaqet ai për publikun e gjerë?

Klipi do të shfaqet në datën 13 mars, ditën e diel në orën 20:30, në Televizionin Publik Shqiptar.

Çfarë do të sjellë të veçantë ky klip, në krahasim me klipet e tjera që janë prezantuar për në festivalin Europian?

Unë flas për klipin tim, nuk flas dot për klipet e tjera, pasi secila këngë ka pasur historinë e vet. Kënga ime ka një histori tjetër, flet për pasionin që unë kam për muzikën. Këtë pasion, unë dua ta ndaj me njerëzit dhe në këtë pikë unë ndihem universale, pasioni im është universal, pasi pasionin për muzikën mund ta ketë gjithkush. Por në të njëjtën kohë, unë jam shqiptare dhe vij nga një vend që është Shqipëria dhe jam munduar që përveç audios, që e kryem në Los Angelos, jemi munduar së bashku me kompaninë “Ministria e Komunikimit” dhe regjisorin Albert Malltezi, të nxjerrim bukuritë natyrore të Shqipërisë. Unë jam kjo që jam dhe kam këtë pasion për muzikën dhe këtë vend sepse jam rritur në këtë vend, jam e rrethuar nga këto bukuri.

Në çfarë vendesh konkretisht është xhiruar?

Kemi filmuar në Dhërmi, në Gjirokastër, kam shkuar në Butrint, në Ksamil, në Shkodër, në vendet më të spikatura, domethënë jo ato vende që mund të jenë parë zakonisht nga të tjerët. Në këtë pikë na ndihmoi Alket Islami, i cili është shumë i apasionuar me Shqipërinë dhe promovimin e bukurive të saj, dhe na ka ndihmuar me vendet, pikat ku mund të xhironim gjithashtu edhe me filmime të bëra nga qielli me parashutë.

Me këto që po tregoni, klipi do të jetë edhe një lloj kartëvizite për Shqipërinë dhe bukuritë e saj, për të gjithë ata europianë që do ta shohin?

Sigurisht, prandaj edhe jemi munduar ta shpërfaqim atë, dikush që nuk na njeh të shohë që është një vend në Europë, në Ballkan, që qenka kaq i bukur dhe ende nuk e kemi zbuluar. Ka një arsye përse kemi dashur të shpërfaqim bukuritë e Shqipërisë.

Ndërkaq elementët e Shqipërisë janë edhe në veshjen tuaj?

Në këngë unë kam një fjalë, ku them “I’m like an eagle in an open sky”, “jam si shqiponja në qiellin e lirë/, do të fluturoj gjithmonë lart e nuk do të ulem kurrë në tokë/, kjo është ideja në këngë, dhe disenjatorja Mirela Nurçe, këtu mori spunton. Dhe tha që meqë ne do të shpërfaqim Shqipërinë në këtë klip, le të vendosim edhe diçka krejt të veçantë edhe në veshje. Veshjen unë nuk mund ta shpjegoj me fjalë, se çfarë ka krijuar Nurçe, ajo ka bërë një mrekulli. Ka stilizuar diçka shqiptare, është një vepër arti. Unë jam gjithmonë ai njeriu që besoj se ne jemi pjesë e një kombi që quhet Shqipëri, por jemi europianë, qytetarë të Europës dhe unë besoj në këtë. Gjithashtu edhe Lili, grimieria e klipit, mori spunton nga fustani dhe grimi im ka qenë në lidhje me fustanin. Çdo gjë do të shikohet në klip, por edhe në këto foto ekskluzive për gazetën “Mapo”, dhe do të marrë kuptim ajo që po them.

Mesa shohim në foto, fustani qenka pak veror, ndërkohë që aktualisht është pak ftohtë… si ja keni bërë ndërsa xhironit?

(qesh) Unë besoj që kur i thua trurit që nuk është ftohtë, edhe trupi i bindet. Dhe unë jam munduar t’i them trupit këtë gjë dhe kam xhiruar me shpirt nëpër dhëmbë deri në fund.

Dhe nuk keni pasur asnjëherë ftohtë?

E vërteta është se kam pasur shumë ftohtë, dhe u ftoha, dhe arrita edhe në antibiotikë, madje edhe me një bronshit, i kalova gjithë pasojat që mund të kalojë njeriu nga i ftohti, pothuajse gjysmë nudo, me një fustan të stilizuar me tyl, dhe në një kohë fare të papërshtatshme për të dalë me të në majë të një kalaje, apo të futesh edhe në ujë. Ndoshta karakteri im, që nuk jepem asnjëherë deri në fund që ta çoj atje ku duhet, ajo që kërkohet nga unë, kjo bëri që atë moment të mendoja që të dilte çdo gjë bukur dhe kaq.

E keni parë klipin e përfunduar, cili është opinioni juaj për të, jeni e kënaqur?

Me atë që po shoh deri më tani, është në përshtatje të plotë me atë që unë pretendoj, edhe në këngë ndihet ajo që ne jemi qytetarë të botës, por ndjehet edhe një pasion i madh, atë që më fshihet në shpirt. Albert Malltezi e ka studiuar këngën me imtësi, dhe jam e kënaqur se ka përdorur edhe teknikën e fundit, ndërkohë del shumë emocional dhe i ndjerë si klip.

Cila është pritshmëria juaj për audiencën europiane për këtë klip?

Kur ti paraqitesh para dikujt me një punë serioze, vetvetiu puna jote do të japë një rezultat, dmth është njësoj si, të them unë jam këngëtare e mirë, dhe po dal pa krehur në skenë, por në fakt unë them jam një këngëtare por ndërkohë krihem, vishem, të gjitha këto elementë duken te njeriu tjetër kur ti shkon ballë për ballë me të. Dhe besoj, kur tjetri shikon që ti punon seriozisht, dhe ti e merr seriozisht çdo gjë, sigurisht që të vlerëson dhe ka një impakt.

Pas promovimit të klipit, cili do të jetë itinerari juaj deri në mbërritjen në Dusseldorf?

Në radhë të parë, dua të them se televizioni shqiptar po bën një punë shumë, shumë të mirë për promovimin e këngës, që në paraqitjen e CD-së, DVD-së që do të shkojë më 13 mars në Gjermani. Paraqitja është dinjitoze, është menduar që të paraqitemi me të gjitha kriteret, siç paraqitet çdo qytet europian. Ndoshta ne nuk kemi shumë para si Rusia, etj, por dua të theksoj se paraqitja po bëhet shumë serioze. Ndërkohë, TVSH po mundohet që unë të shkoj ta promovoj këngën në Hollandë, Azejbarxhan, ndoshta në Rusi, Turqi, po i bën të gjitha përpjekjet që unë të shkoj të promovoj këngën në vendet ku jemi në grupin e përbashkët.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here