Aurela Gaçe heq dorë nga festivaletPasi u shpall fituese për herë të tretë në “Kënga Magjike” dhe triumfuese në shumë gara të tjera të muzikë, këngëtarja Aurela Gaçe ka vendosur të dorëhiqet nga festivalet.

Ajo ka thënë se ky vendim është shumë i dhimbshëm për të duke treguar arsyet e dorëheqjes.
“Më vjen keq, shumë keq, që do të më duhet të tërhiqem nga garat. Të kishte një garë pa çmime, por thjesht festivale të mëdha, unë do të merrja pjesë çdo vit, pa u menduar, sepse është njësoj si të më thuash ndalo të marrësh frymë.

Por, meqë kjo është garë, fatkeqësisht më duhet të bëj vetëm klipe. Klipi nuk ka absolutisht të njëjtin emocion, skena për mua është shtëpia ime, e dua me shpirt e prandaj marr pjesë, pa menduar asnjë lloj gare në kokën time, ai tre minutësh në skenë është si të furnizohem me ajër”, ka thënë këngëtarja për Panoramën.

Ndërsa e pyetur për mënyrën e votimit në “Kënga Magjike” dhe dallaveret e përfolura ajo ka thënë se është e lumtur se votat i erdhën nga vetë kolegët e saj duke mohuar çdo lloj mashtrimi.

“Unë jam e lumtur shumë që kjo mënyrë votimi erdhi nga vetë artistët. Është shumë, po shumë qesharake të mendosh për dallavere, po çfarë dallaveresh kur çdo gjë është e hapur. Unë mund të kem 5 miq që konkurronin me mua edhe ja ta zëmë ata do më kishin votuar, ja ta zëmë dhe 5 të tjerë i paskam blerë, po të tjerët? Sepse vinin pikë edhe nga artistë shumë të rinj, edhe nga ata me eksperiencë. Votimet dalin online, secili ka vënë firmën në fund të fletës”.
Të ardhurat e çmimit, që është i fundit për të, Aurela ka vendosur t’i dërgojë për ndihmë familjeve në nevojë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here