Aurela Gaçe “Sherr, sherr… me vëllezërit Prifti''Këngëtarja Aurela Gaçe ka reaguar pas shkrimin se mes saj dhe vëllezërve Prifti ka pasur një sherr dhe mosmarrëveshje në lidhje me bashkëpunimin e tyre të prej disa kohësh.

Medeiat sociale shkruanin se, bashkëpunimi i tyre ka marrë fund, por disa orë më pas ka reaguar edhe këngëtarja Gaçe.

“Sherr, sherr… Oh çfarë qejfi e. Oh ç’u kënaqëm.

Meqë na nxjerrin lajme të tilla, falënderojmë mendjet pjellore për këto lajme që na bëjnë reklame.

I ftojmë ” thashe-e-themexhinjtë” të vijnë të kalojnë disa ore të bukura me ne, aty, pikërisht aty në Crazy Calvin.

Mbase edhe u japim ndonjë interviste, që ti marrin infot nga burimi. Stefi Prifti Prifti? A i qerasim ne? Se po na bëjnë goxha reklamë”,- shkruan Aurela Gaçe në profilin e saj në Facebook.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here