Këngëtarja që do të përfaqësojë më 10 maj Shqipërinë në Eurosong, me këngën e saj “Feel the passion”, ka pranuar se është e dashuruar.

Për këngëtaren labe Aurela Gaçe, është shkruar pak ditë më parë, ku sipas mediave, ajo ka krijuar një lidhje romantike me një djalë të quajtur Skerdi, që shumë e kanë cilësuar si menaxherin e saj, duke qenë se dyshja janë parë ngado bashkë. Dje, vetë Aurela e ka pranuar më në fund, se është e dashuruar.

Po, më në fund mund të ndaj me ju këtë ndjenjë, jam e dashuruar, yes, I’m in love”. Këtë deklaratë, 36-vjeçarja vlonjate e ka pranuar publikisht në facebook për fansat e saj, të cilëve ua ka pohuar me dëshirën e saj. Këngëtarja e “Feel the passion” ka zgjedhur këtë mënyrë, për të konfirmuar thashethemet që ishin përhapur lart e poshtë në lidhje me të.

Ndërkaq, i dashuri i saj që quhet Skerdi, i cili ka mbaruar studimet e larta për muzikë, si dhe ka jetuar për shumë vite në Londër të Anglisë, e shoqëron Aurelën ngado ku ajo po shkon për promovimin e këngës, me të cilën do të ngjitet në skenën europiane më 10 maj.

Festivali Europian Eurosong 2011do të zhvillohet në Dusseldorf të Gjermanisë, më 10, 12 dhe 14 maj, ndërsa Aurela do të performojë më 10 maj, e treta në radhë. Emocionet sakaq kanë nisur…

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here