Aurela Gaçe do ta sjellë sërish Dr. FlorinTi do të ngelesh aty, i paharruar… edhe pse fizikisht nuk je”. Aurela Gaçe e kujton shpesh Dr. Florin, duke i bërë edhe dedikime të ndjera.

Në një postim në profilin e saj në “Facebook”, këngëtarja shqiptare ka njoftuar lançimin e projektit të ri muzikor, më 17 nëntor.

Para një muaji, këngëtarja e njohur prezantoi bashkëpunimin e fundit me Dr. Florin, para se ai të ndahej nga jeta në mënyrë tragjike, transmeton shekulli.

Aurela tha se kënga “Baba në këtë skenë” dhe klipi shoqërues ishte një përshfaqje e shpirtit të këngëtarit, përmes të cilit fansat do ta ndienin edhe njëherë pranë idhullin e tyre.

Postimi i Aurlea Gaçes

Image
9 muaj. Për ata që të njohën zemrën, TI do të ngelesh aty, i paharruar… edhe pse fizikisht nuk je.

Për Ata që i bëre të lumtur me vargjet e krijimet e Tua, TI përsëri do të ngelesh aty, në këngët që fansat i këndojnë me zë në kupë të qiellit, sa herë ti kujtohesh… A thua se duan që t’i dëgjosh…

Ti shkruaje

“SE JETA SHKON “

“NË MUNDESH MBI VETEN TË JESH “

“JAM LAB LABËRIE, ISON MBAMA GJATË,

KAM VELLEZËR NGA MALËSIA, KJO TOKË TË GJITHË NA MBAN “

DR. FLORI “BABA NE K’TË SKENË ” #17 Nëntor

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here