Këngëtarja Aurela Gaçe është fotografuar pak ditë më parë në Tiranë, ndërsa shëtiste me karrocë vajzën e saj Grace, e cila për një muaj mbush një vjeç.

Paparaci ynë e ka fotografuar këngëtaren e veshur sportive, dhe kjo është hera e parë që këngëtarja fotografohet së bashku me vajzën e saj.

Siç shihet dhe nga kjo foto, ajo duket në formë shumë të mirë, edhe pse daljen e saj të parë në publik pas lindjes e bëri në verë, me promovimin e albumit të saj të ri “Paraprakisht”.

Ndërkohë që jeta e saj private po shkon mjaft mirë, Aurela pak ditë më parë thuhet se u keqkuptua nga artistët, ndërsa u shpreh në “Opinion” se disa prej tyre paguanin për të shtuar like-t në Youtube. Pas kësaj, ajo bëri një sqarim në Facebook, ku theksoi se nuk mund ta vinte gishtin mbi asnjë këngëtar, përderisa nuk kishte fakte. PanoramaPlus

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here