Këngëtaret e mirënjohura do të interpretojnë duete me konkurrentët gjysmëfinalistë.

Gjysmefinalja e “X Factor Albania” do te jete nje nate vertet unike. Kater konkurrentet, Kristo, Classic Boys, Xhesika dhe Sheila do te “luftojne” mes tyre per te zene nje vend ne naten finale te edicionit te pare te “X Factor Albania”, e pastaj secili prej tyre te aspiroje, enderroje dhe pretendoje fitoren. Pervec gares, “X Factor” eshte nje spektakel qe ka mirepritur artiste te njohur te muzikes, si Dorina Leka, Ledina Celo, Bojken Lako, Mira Konci, Flaka Krelani, Eliza Hoxha etj.

Por surprizat me te medha te ketij evenimenti muzikor, regjisorja Vera Grabocka i kishte ruajtur per ne netet e rendesishme, gjysmefinale dhe finale.

Nata e kesaj te diele, sic kemi mesuar ne, ka per te qene krejt speciale, kjo jo vetem ne zgjedhjet e kengeve te konkurrenteve, performacat dhe koreografite qe i shoqerojne ato, por edhe per artistet qe do te mberrijne per te performaur live ne skenen e teatrit “Klan”.

Aurela Gace, kengetarja e mirenjohur fituese e mjaft cmimeve te para ne festivalet shqiptare, si dhe perfaqesuese e Shqiperise ne Eurovizion do te vije ne skenen e “X Factor Albania” per te performuar me nje nga konkurrentet gjysmefinaliste. Per Gacen, kjo do te jete dalja e pare e saj ne skene per kete vit qe nga lindja e vajzes se saj disamuajshe. Aktualisht, kengetarja eshte ne tregun muzikor me kengen e saj “Tranzit”, ndersa nuk i ka thene “Jo” fteses per te interpretuar me nje gjysmefinalist per te dhene njeheresh mbeshtetjen e saj ndaj ketyre artisteve te rinj te muzikes.

Te njejtes iniciative, deshire dhe kenaqesie i eshte bashkuar edhe mexosopranoja e mirenjohur Vikena Kamenica, e cila edhe kjo eshte bere nene se fundmi. Kamenica kete fillim ishte nje nga artistet lirike e nominuar ne cmimet “Kult”, ndersa te dielen, te gjithe fansat e saj do te kene kenaqesine te ndjekin live performancen e artistes.

Rivjen serish ne “X Factor Albania” per te provuar emocione te tjera, pas rolit te saj si e ftuar ne panelin e jurise ne audicionet e Tiranes e me tej pas performances se vecante ne netet live te spektaklit “X Factor Albania”, Tuna. Kengetarja qe po pergatit edhe nje kenge te re per publikun do te jete kete here ne nje duet me nje nga gjysmefinalistet. Se cili eshte kengetari a kengetarja qe ka zgjedhur Tuna, do ta ndjekim kete te diel.

Por nje kuriozitet te madh pritet te kete artistja e re dhe mjaft e suksesshme Dafina Zeqiri, e cila interpreton per here te pare ne nje skene shqiptare. E kete inaugurim, ajo ka zgjedhur pikerisht ta beje ne skenen madheshtore te “X Factor”.

E pra, sic edhe duket, me kete zbarkim kengetaresh hit-berese, nata e se dieles do te mbaje pas vetes gjithe fansat e spektaklit dhe artisteve, ndersa me kuriozitet te gjithe presim se si do te vijne kete here keto personazhe te muzikes.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here