Këngëtarja Aurela Gaçe, me zërin brilant dhe paraqitjene veçantë, ka publikuar albumin e saj më të ri, të gjashtin me rradhë, të titulluar ”Paraprakisht”.

Në të ka mjaft krijime të reja si dhe hite të këngëtares gjatë këtyre dy viteve të fundit.

Janë gjithsejt 11 këngë, ndërsa bashkëpunimet janë të shumta.Ajo rikthehet pas 11 vitesh me Adrian Hilën, ndërsa Dr. Flori zë një vend të rëndësishëm në album, qoftë si kompozitor apo autor tekstesh.

Ndër bashkëpunimet e “Paraprakisht”, është edhe ai me këngëtaren Rozana Radi, e cila ka shkruar tekstet e dy këngëve të albumit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here