Ish anëtarja e grupit Pussy Cat Dolls, Nicole Scherzinger, kishte veshur ne njërën këmbë xhinse ndërsa ne tjetrën gete te zeza, një bluze te kaltër me buze pink te cilës gjithashtu I shiheshin edhe sytjenat pink.

Me te gjitha këto kombinime te çuditshme ajo përsëri dukej me atraktive se kurrë.

E veshur kështu, 34 vjeçarja performoi ne ceremoninë e Global Filipino Music festival ne Hollywood Bowl ne Los Angeles.

Ajo gjithashtu u shoqërua ne skene nga Këngëtari Will.i.am, Apl.de.ap, Taboo dhe humoristi Jo Koy Philips.

Amerikania Nicole, e cila la një shenje te përjetshme ne jurinë e X Factor se bashku me Gary Barlow, Louis Walsh dhe Tulisa Contostavilos, u lind ne Hawaii.

Mirëpo, I ati Alfonso Valiende, është nga Filipine. Ajo gjithashtu kishe shkruar ne twitter qe ishte shume e entuziazmuar për këtë performancë në Hollywood Bowl.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here