Ato janë një familje shumë miqësore dhe e mikpritëse.

Sa na shohin në derë, na ftojmë të futemi brenda. Vajzat, përgatisin qerasjet për ne miqtë, ndërsa i zoti i shtëpisë na mban me muhabet. Kjo është familja e Presidentit Bamir Topi, e thjeshtë, me tradita dhe shumë simpatike.

Jemi në Vilën “Etna”, ku atmosfera festive vihet re që në oborr. Mes ullinjve ende jeshil, dy drerë të ndriçuar, janë vendosur mbi bar. Brenda, pema e madhe e Krishtlindjes, e zbukuruar këndshëm, bie në sy menjëherë në sallonin e ndenjes.

Edhe pse jemi myslimane festojmë edhe Krishtlindjet, e festat e tjera fetare”, na thotë Presidenti kur na sheh me sytë nga pema e festës, duke shtuar se populli ynë historikisht ka pasur bashkëjetesë të jashtëzakonshme fetare.

Teuta Topi, bashkëshortja e Presidentit, bashkë me vajzat na takojnë miqësisht e shkojnë në kuzhinë për të na përgatitur lëng portokalli të freskët, ndërsa ne përfitojmë të pyesim të parin e vendit, se ku do e kalojë natën e ndërrimit të viteve. “Vitin e Ri do e kalojmë në shtëpi. Ndjehemi më mirë këtu, dhe në shtëpi e kemi bërë gjithnjë. (Bluetooth)

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here