Ish presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga ka takuar aktoren me famë botërore Angelina Jolie.

Ajo është takuar gjatë shënimit të pesë-vjetorit të Iniciativës për Parandalimin e Dhunës Seksuale, transmeton Gazeta Express.

Ky është statusi i saj i plotë:

‘Pata kënaqësinë që të marrë pjesë në shënimin e pesë-vjetorit të Iniciativës për Parandalimin e Dhunës Seksuale në Konflikt të udhëhequr nga Ministrja e Shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar dhe Përfaqësuese Speciale e Kryeministrit për Parandalimin e Dhunës Seksuale në Konflikt, Baronesha Joyce Anelay, dhe Përfaqësuesja Speciale e UNHCR-it, Angelina Jolie.

Gjatë diskutimit në panel me disa nga avokuesit më të zëshëm në parandalimin e dhunës seksuale gjatë konfliktit, theksova nevojën për mbështetje të shtuar ndërkombëtare në përfshirjen e çështjes së të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë në rend të ditës gjatë diskutimeve për dhunën seksuale gjatë konfliktit në Kombet e Bashkuara.

Për nevojën e ngritjes së kësaj çështje në nivel të OKB-së fola edhe në takimin e ndarë me Baroneshn Anelay.

Viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë meritojnë drejtësi dhe për këtë do të angazhdohem me të gjitha forcat e mia’, kishte shkruar Jahjaga.21

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here