E kush nuk e mban mend bujën e tyre në vitet ‘90. Sapo kishte hyrë demokracia dhe së bashku me të kishin lindur dhe dëshirat tek brezi i atyre artistëve modernë për të sjellë një frymë të re në muzikë.

Siç të gjithë e dimë, rryma që u përqafua më shpejt në atë kohë ishte ajo “rock”. Për hir të nostalgjisë, po ju sjellim sot në “Bluetooth” këtë foto të vitit 1994, plot 16 vjet nga koha kur eshte realizuar në të cilën janë bashkuar ata që përbënin suksesin në atë kohë.

Me stilin e metalarëve, siç nuk i kemi parë më prej kohësh, vijnë sot Dashnor Diko, me mustaqet dhe flokët e tij të gjatë ende të pathinjur, Redon Makashi, me aparencën e një djaloshi simpatik e të këndshëm, i veshur i tëri me të zeza.

Gjithashtu në foto nuk mungon dhe Adhurim Demiraj, një nga kënëgtarët me “trendy” të asaj kohe, i cili shijen që e ka karakterizuar gjithmonë na e dëshmon më së miri edhe në këtë pozë.

Shikojmë në këtë foto edhe Sandër Gjokën, natyrisht, shumë vite më të ri, me linjat e përsosura trupore, jelekun modern prej lëkure të zezë si dhe me kaçurrelat e tij të gjata qe nuk i ka prere dhe sot e kesaj dite. /Bluetooth/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here