Astrit Patozi, deputeti demokrat prej disa muajsh jeton me Amantja Çullhajin. Gruaja e tij e re, është drejtore e Analizës dhe Statistikës, në Inspektoriatin Shtetëror të Punës.

Ajo ka mbaruar studimet për Shkenca Politike dhe vijon ndërkohë Juridikun, pa shkëputje nga puna.

Lidhja mes tyre ka nisur në verën e vitit 2009 pak kohë para fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të qershorit. Njohja e tyre erdhi pas më shumë se një vit, pasi nënkryetari i Partisë Demokratike ishte ndarë nga bashkëshortja e tij Enkelejda Gjinali me të cilën kishte jetuar për 14 vjet.

Divorci me gruan e parë u zyrtarizua në verën e vitit 2008. Nga martesa e parë e tij erdhën në jetë dy vajza, që tashmë janë të rritura, Alba dhe Irta Patozi. Prej disa muajsh nënkryetari i PD-së, Astrit Patozi dhe Amantja jetojnë bashkë në të njejtën shtëpi duke i dhënë formë tjetër, më familjare lidhjes së tyre.

Ata banojnë në një apartament pranë Agjensisë Telegrafike të Lajmeve, dhe sipas fqinjëve çifti është shumë i respektueshëm, madje siç jemi ne shqiptarët që i hyjmë më thellë gjërave, ata na thonë se edhe shkojnë shumë mirë bashkë. Lidhja e tyre tashmë është konsoliduar, sidomos pas bashkëjetesës disa mujore e cila mund të konsiderohet edhe si një lidhje normale familjare, me detyrimet e të drejtat respektive.

Po sipas informacioneve që kemi mbledhur Astrit Patozi, duke qenë se ka dy vajza të rritura, ato e kanë mirëkuptuar lidhjen e re të babait të tyre, duke pranuar rrjedhimisht Amantjan të cilën e tregojnë një vajzë shumë të dashur e mbi të gjithashumë të edukuar. (Bluetooth)

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here