Kam marrë pjesë në disa festivale po jo të mëdha si “Celësi Muzikor” apo “Top Fest”, shpresoj në të ardhmen do të kem rastin të marr pjesë.

Si i kujtoni hapat e parë në muzikë?

Hmm..i kujtoj shumë mirë dhe jam i kënaqur ku kam arritur deri tash .

Për ata që nuk të njohin akoma, si do e përshkruani veten?

Jam tip serioz, nuk flas shumë por veproj, jam i tjeshtë si çdo person, fama nuk më ka bërë mendjemadh, shkeli me dy këmbë në tokë.
Tashmë ke filluar një karierë të mirë dhe publiku të njeh më shumë.

Si e ka menduar famën Astritii?

Nuk e kam besuar se do arrijë në këtë nivel si jam tash, shumica më njohin dhe jam i lumtur se kam fansat e mi që më përkrahin nëpër koncerte, muzikën time e pëlqejnë dhe e dëgjojnë.

Ke hasur në pengesa?

Jo deri tani.

Sa këngë ke publikuar deri më tani?

I kam disa këngë, por vetëm 2 i kam të inçizuara në mënyrë profesionale dhe janë të publikuara.

Televizionet të përkrahin në masë të duhur?

Deri tash nuk kam pasur ndonjë përkrahje po shpresoj se do të ketë ndryshime dhe do të kem përkrahjen dhe ofertat nga tv.

Si kalon një 24 orësh?

E kaloj me familje të cilën e vlerësoj shumë në rendin e parë , dhe shkruaj tekste të këngëve në kohën e lirë, kur më premton koha e takoj shoqërinë time dhe me ta kaloj çaste të këndëshme.

Po me shkollimin ku ke arritur?

Hmm…në shkollë s’kam pas shumë suksese.

Përveç muzikës me çka tjetër mere?

Përveç muzikës dhe unë si çdo njeri tjetër punoj për të arritur qëllimin tim në jetë.

Sa je i kënaqur me projektet të cilat i ke realizuar deri më tani?

Jam shumë i kënaqur dhe e falemnderoj shumë producentin tim Genc Prelvukajn i cili është marrë me këngët e mia.

Nëpër festivali vërehet mungesa jote. Nuk ke pasur oferta të mjaftueshme apo nuk dëshiron të identifikohesh si këngëtar festivalesh?

Kam marrë pjesë në disa festivale po jo të mëdha, si “Celësi Muzikor” apo “Top Fest”, shpresoj në të ardhmen do të kem rastin të marr pjesë.

Ndërkohe asnjëherë nuk mungon nëpër evnimente “live” të cilat organizohen në Kosovë?

Kam pasur edhe mbrëmje në Kosove, po pasi unë nuk jetoj në Kosovë jetoj në diasporë, s’kam dhe shumë mundësi të marr pjesë në evenimente atje.

Të ftojnë nëpër koncerte?

Po më ftojnë, por më shumë në Zvicër ku edhe jetoj.

Paraqitesh “live” gjithmonë?

Po paraqitem live gjithmonë ku aty kemi koncerte dhe jemi të ftuar live muzikë me Astritin…

Çka je duke punuar për momentin?

Po plane kam dhe jam duke pregaditur për verë një këngë dhe videoklip të ri.

Sa u përket videoklipeve, me kë bashkpunon në këtë drejtim?

Në videoklipe deri më tani kam bashkpunuar me “ANT PRODUCTION BY FADIL VESELI”, po në të ardhmen nuk e di ende se me kënd do të bashkëpunoj lidhur me klipet e mia, po shpresoj ndonjë produksion i mirë të jetë.

Diçka nga jeta private. Je i dashuruar?
No comment.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here