Plot surpriza ka qene mbrëmja e te enjtes ne spektaklin e radhës se “Dancing with the Stars”.

Njëra prej tyre ishte finalja, ku ethshëm pritej eliminimi i një personazhi VIP, mes Ornela Bregut, Foto Strakoshes dhe Vedat Ademit, si me pak te votuarit, por produksioni zbuloi se te tre yjet do te qëndronin përsëri ne gare, pa pasur largime ne këtë mbrëmje.

Por, kjo nuk ishte e vetmja surprize. Qe ne nisje te produksionit te suksesshëm te “Tring Dixhital” e “Vizion Plus”, u anoncua se tre prej VIP-ave te cilët ishin larguar me herët gjate spektaklit, do te kishin mundësi te riktheheshin, përmes një votimi nga publiku qe zgjati gjithë mbrëmjen.

Afërdita Dreshaj, Xhani Shqera dhe Seldi Qalliu ishin te zgjedhurit e publikut për tu rikthyer kështu ne gare javën qe vjen. Kërcimi, si elementi kryesor i Dancing, ishte këtë puntate një emocion me vete. Yjet performuan me nga dy kërcime. Te parat ishin disiplinat e njohura si Paso Doble, Charleston, chacha apo Fox Trot.

Por performanca e dyte e 6 yjeve, solli për here te pare ne Dancing Albania, vallet tradicionale shqiptare duke krijuar një atmosfere tjetër. Klajdi Haruni dhe grupi i tij ishin te ftuarit special te mbrëmjes duke përforcuar një nga këngët hit te momentit, “Mamica”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here