Ashley Cole kaloi momente me të vërtetë të vështira, pasi u nda nga bashkëshortja e tij Cheryl dhe madje ishte gati të bënte vetëvrasje.

Një fakt i tillë bëhet publik në autobiografinë e re që ai ka shkruar. Miqtë e lojtarët shpjeguan se ai kaloi në depresion pas ndarjes, madje kishte thënë: “Unë nuk dua që të jem më këtu”.

Për mbrojtësin e majtë ka pasur situata të vështira, aq sa klubi i Çelsit i ofroi atij ndihmën e një psikologu.

Kol u pa në gjendje të keqe, ndërsa la mjekër, nisi të pinte duhan dhe alkool. Vetëm pas një farë kohe, dhe me ndihmën e psikologut, ai arriti që ta kalonte këtë situatë të vështirë. Ndarja e çiftit dhe e këngëtares britanike erdhi pas tradhtive të shpeshta të futbollistit./BalkanWeb/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here